Didier Deschamps mund të bëjë një lëvizje shumë të guximshme në formacionin bazë në përballjen kundër Shqipërisë.
Goal shkruan se ai mund ta lë jashtë yllin e skuadrës, Paul Pogba, pas paraqitjes së tij jo të mirë në ndeshjen hapëse kundër Rumanisë, transmeton Koha.net.
Madje edhe ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, rrezikon të mbetet jashtë formacionit bazë kundër Shqipërisë.
Deschamps edhe në ndeshjen hapëse të Evropianit kishte nxjerrë nga loja Griezmann në minutën e 66, kurse Pogban në minutën e 78 për shkak të mosangazhimit të mjaftueshëm të tyre.
Se a do të ndodhë kjo, pritet të shihet nesër (e mërkurë) nga ora 21:00 kur Shqipëria luan kundër Francës në Marsielle.