Site icon Telegrafi

Fotografitë që publikuan Dua e Bebe me njëra-tjetrën, u bënë “mollësherri”

Dua Lipa dhe Bebe Rexha ishin dy prej shumë yjeve botërore në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “NRJ Music Awards 2018”.

Dyshja shqiptare kanë publikuar fotografi të përbashkët pas ndarjes së çmimeve duke rikonfirmuar miqësinë e tyre.

Në fakt, ditë më parë bukuroshet tona u panë teksa hedhin valle në dhomën e hotelit të Rexhës, e cila video u bë virale në rrjetet sociale.

Por, afërsia e krijuar në mënyrë natyrale mes dyshes, duket se i ka penguar disa fansave të cilët e kanë kritikuar Beben se e ka harruar tashmë Rita Orën.

I menjëhershëm ishte reagimi i këngëtares duke hedhur poshtë spekulimeve, “Mos ia nisni. Rita është shoqe e imja, gjithashtu”.

Lexo po ashtu Këngëtari turk, Tuncer komenton vallëzimin e Duas dhe Bebes

Theksojmë se revista britanike “The Sun” kishte shkruar një artikull të gjatë rreth raporteve të ngurta mes Ritës dhe Duas.

Ndryshe, treshja shqiptare është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjellin gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version