Kërcimi dhe kontrollimi i topit nga ana e Lionel Messi në ndeshjen kundër Paraguainit po bënë bujë të madhe, pasi argjentinasi ‘ndali’ topin në një lartësi prej 1.83 metrave.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë vazhdon të bëjë gjëra befasuese në një fushë futbolli dhe madje edhe për Messin, veprimi i fundit ishte i veçantë.
Pak para pjesës së parë në barazimin 1-1 me Paraguain, 33-vjeçari befaso të gjithë me një kontrollim të topit me një prekje të ‘egër’ në stilin karate.
Fotografia e pranimit dhe kontrollimit të topit nga ana e Messit ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale, duke u cilësuar si një nga fotografitë më të mëdha ndonjëherë në futboll, ndërsa pamjet me lëvizje të ngadaltë kapin bukurinë e marifeteve akrobatike të argjentinasit.
Megjithatë, esenca e gjithë kësaj nuk ishte bukuria e fotografisë, por kërcimi dhe kontrollimi i topit nga Messi në një lartësi të madhe.
Messi kërceu dhe kontrolloi topin më lartë sesa lartësia e tij e trupit dhe e bashkëlojtarit të tij, Giovani Lo Celso, i cili ishte afër tij duke shikuar.
Messi controlled a ball vs Paraguay yesterday at an estimated height of 1.83m (6 feet), an incredible athletic feat on its own.
Crazier part is, he is only 5’7” (1.7m) 🤯 pic.twitter.com/YJ9hQvefxD
— 🇲🇽 (@FutbolFax) November 13, 2020
Sipas ekspertëve, kërcimi i Messit ishte në një lartësi prej 1.83 metrash, ndërsa gjatësia e trupit të tij është 1.70 dhe e Lo Celsos është 1.76.
Cristiano Ronaldo ka një aftësi të lindur për të kërcyer në lartësi të pabesueshme me kokë, por Messi është gjithashtu mbinjerëzor në ajër, por thjesht në një mënyrë tjetër. /Telegrafi/
https://twitter.com/Smith1988John/status/1327575989543645184