Andrea Belotti mund të quhet një lojtarë i larguar nga Torino.
Edhe pse klubi italian ka rezistuar nga ofertat e deritashme, duket se në fund është dorëzuar dhe do të mbetet pa yllin e tyre kryesor.
Sulmuesi i Kombëtares së Italisë është objektivi madhor i dy gjigantëve evropian, Chelsea dhe Milan.
Torino ka prezantuar fanellat e reja për sezonin e ri, por fytyra kryesore e klubit, Andrea Belotti ka munguar në prezantim.
Pas kësaj foto të publikuar, në Itali të gjithë janë të sigurt se Torino tanimë është pajtuar me shitjen e tij.
Por ende mbetet mister skuadra e ardhshme e Belottit nëse do të jetë Chelsea ose Milan.
Për ta lënë të lirë yllin e tyre, Torino po kërkon rreth 100 milionë euro. /Telegrafi/