Telegrafi

Erdhi fotografia e shumëpritur e vëllezërve Xhaka (Foto)

Jo shpesh herë na bie që në futboll të shohim një përballje mes dy vëllezërve, posaçërisht në Ligën e Kampionëve.

Kjo është një arsye shtesë pse takimi mes Arsenalit dhe Baselit, është më i veçantë, posaçërisht për tifozët shqiptarë.

Lexo po ashtu Formacioni fantastik i Baselit në rast se nuk do t'i shiste lojtarët më të mirë (Foto)

E gjitha kjo pasi për klubin londinez nga minuta e parë luan Granit Xhaka, ndërsa për atë zviceran, Taultan Xhaka.

Më poshtë keni një fotografi teksa vëllezërit shqiptarë përshëndetën para takimit në Emirates. /Telegrafi/

 

Xhaka vs Xhaka

 

Vëllezërit Xhaka duke e përshëndetur njëri tjetrin.