Pasi kishte gjetur një fotografi të vjetër të babait të saj duke bërë muzikë me legjendën e rokut, Kurt Cobain, Maggie Poukkula menjëherë e ka postuar në Twitter.
“Foto e babait tim me Kurt Cobain duke bërë muzikë së bashku”, ka shkruar vajza 19 vjeçare në këtë postim.
Mirëpo, ajo nuk e kishte idenë se çfarë fotografie po mbante në dorë, transmeton Koha.net. Kjo është fotografia e koncertit të parë të “Nirvana”, në një festë në shtëpinë e babait të saj, Raymondit, në Washington, në verën e vitit 1987.
“Babai i çdokujt nuk ka luajtur në kitarë për Cobainin. Momentin kur e gjeta thash më vete: ‘Oh, kjo është një mrekulli, do ta postoj këtë menjëherë’”, ka thënë Poukkula për CNN.
Babai i Poukkulas ishte bashkuar në fazën e hershme me këtë grup në të cilin ka luajtur në kitarë.