Site icon Telegrafi

Foto ikonike: Lionel Messi duke pozuar së bashku me gjashtë Topat e Artë të fituar nga ai

Tashmë është zyrtare. Lionel Messi e ka fituar për herë të gjashtë Topin e Artë.

Trofeu prestigjioz që jepet nga revista France Football është në duart e argjentinasit, për herë të gjashtë, askush më shumë se ai.

Ai e ka fituar këtë trofe në vitet 2009, 2010, 2011, 2012, 2015 dhe tani 2019.

Pas tij mbetet Cristiano Ronaldo me pesë të fituar.

Në fund të ceremonisë, France Football kishte mbledhur të gjithë Topat e Artë të fituar nga Lionel Messi, ku u bë edhe një foto.

Natyrisht ai mori përgëzimet e të gjithë në sallë që ishin të pranishëm. /Telegrafi/  

Exit mobile version