Ekipet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot do të takohen për t’u dakorduar për programin qeverisës.
Kështu ka deklaruar Vjosa Osmani e LDK-së, e cila nuk ka dhënë detaje për kohën dhe vendin e takimit, megjithatë, ka shtuar se vetëm Lëvizjen Vetëvendosje e shohin si partner që mund të qeverisin, megjithatë, ka thënë se fillimisht duhet mirëbesimi nga të dy subjektet.
Ndryshe dje në mesditë, të dy kandidatët për kryeministër Albin Kurti nga LVV dhe Vjosa Osmani nga LDK, kanë mbajtur një takim ku është diskutuar për parimet e bashkëqeverisjes.
Në këtë takim u diskutua gjithashtu edhe për zvogëlimin e zëvendësministrave dhe ministrave. /KP/Telegrafi/