France Football ka publikuar mbrëmë listën e gushtë prej 30-të lojtarëve të nominuar për Topin e Artë.
Lista që udhëhiqet nga Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Virgil van Dijk, ka sjellë disa emra befasues, por edhe që ka lënë jashtë disa lojtarë të dëshmuar në sezonin e kaluar.
Jan Oblak nuk është përfshirë në listë për ta fituar çmimin më të madh individual për një lojtar.
Katërshja në mbrojtje përbëhet nga Andy Robertson, Aymeric Laporte, Gerard Pique dhe Noussair Mazraoui.
Në mesfushën gjenden Koshua Kimmich, Fabinho dhe N’Golo Kante, derisa në sulm janë Hakim Ziyech, Jadon Sancho dhe Luis Suarez.
Që të gjithë këta lojtarë kishin paraqitje fantastike në edicionin e kaluar, mirëpo që nuk u përfshinë në listën e ngushtë për Topin e Artë. /Telegrafi/