Telegrafi

Formacioni i xhiros së njëzet i Ligës Premier (Foto)

Goal.com ka shpallur formacionin e xhiros së njëzet të Ligës Premier, megjithëse edhe sonte do të luhet ndeshja e fundit e kësaj jave mes Tottenham Hotspurs dhe Chelseat.

Manchester United, Tottenham Hotspurs dhe Chelsea përfaqësohen me nga dy futbollistë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Ligës Premier

Paul Pogba dhe Antonio Valencia kanë gjetur vend në 11-shen më të mirë, ndërsa Willian dhe Gary Cahill përfaqësojnë Chelsean, kurse Dele Alli dhe Harry Kane janë lojtarët e Spursave.

E me nga një lojtar janë Arsenal, Burnley, West Ham United, Bournemouth dhe Middlesbrough. /Telegrafi/