Telegrafi

Formacioni i mundshëm i Unitedit për sezonin e ri me De Ligtin dhe Bruno Fernandesin

Ole Gunnar Solskjaer do të ketë shumë punë për të bërë në afatin kalimtar të kësaj vere, pasi do t’i duhet të bëjë një revolucion në skuadrën e Manchester Unitedit.

Djajtë e Kuq përfunduan në pozitën e gjashtë në sezonin që lamë pas në Ligën Premier, duke dështuar kështu që të kualifikohen në Ligën e Kampionëve, ndërsa nga sezoni i ri do të luajnë në Ligën e Evropës.

Solskjaer është duke u përgatitur që të ndryshojë një pjesë të madhe të skuadrës në këtë afat kalimtar veror, duke i larguar së paku gjashtë lojtarë dhe duke i sjellë shtatë të tjerë.

Ndryshimi i trajnerit norvegjez mund të fillojë nga porta, pasi David de Gea e dëshiron largimin nga Manchester United, ndërsa mund ta transferojë Jasper Cillessenin nga Barcelona.

Kështu mund të duket Manchester United në sezonin ri (Foto: The Mirror)

Në mbrojtje mund të mbesin Luke Shaw, Diego Dalot dhe Victor Lindelof, ndërsa janë duke shpresuar që ta transferojnë Matthijs de Ligtin nga Ajaxi, që po kërkohet me ngulm edhe nga katalunasit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Man Utd

Në mesfushë mund të tentojë në transferimin e Adrien Rabiotit që është i lirë, pasi kontrata e tij me Paris-Saint-Germainin ka skaduar, e që me të mund të jetë në mesfushë edhe Declan Rice i West Hamit.

Tre lojtarët që mund të luajnë para dy mesfushorëve të tjerë janë Daniele James që tashmë është pajtuar të transferohet te Manchester United, Bruno Fernandes i Sporting Lisbonës dhe Joao Felix i Benficas.

Ndërsa në sulm pritet të jetë i vetëm Marcus Rashford, që ka fituar besimin e Ole Gunnar Solskjaer, por edhe që ka qenë në formë të lartë në këtë sezon që përfundoi. /Telegrafi/