Telegrafi

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë përballë Kosovës – tri debutime te kuqezinjtë për vëllazëroren

Me dy ndeshjet e Ligës së Kombeve në prag, Edi Reja duhet t’i bëjë mirë llogaritë për të menaxhuar grupin, pasi sot Shqipëria luan miqësoren ndaj Kosovës në orën 16:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Në stërvitjen e djeshme në Durrës, trajneri kuqezi nuk ka provuar një formacion fiks, por është munduar të përziej “kartat”.

Megjithatë, sipas të gjitha gjasave do të marrin minuta ata lojtarë që janë aktivizuar më pak në ndeshjet e tetorit apo shtatorit.

Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Kosovës në vëllazëroren me Shqipërinë - pritet debutimi i Betim Fazlijit me disa rikthime në ekip

Reja pritet të heqë dorë nga skema 3-5-2, duke vendosur variantin 4-3-1-2. Gjithçka do të fiksohet në mëngjesin e sotëm, kur trajneri ka programuar një seancë të lehtë të karakterit taktik, ku për rreth 45 minuta do të provojë formacionin.

Në portë pritet ta nisë si zakonisht Etrit Berisha, ndërsa në mbrojtje me katër do të ketë tre debutues: Doka, Çepele dhe Hoxhallari ose Ismajlgeci.

Në qendër rikthehet Ismajli. Ndërsa mesfusha me treshen Çokaj, Ramadani e Memushaj, si dhe një mes Selahit e Kallakut para tyre. Sulmi do të ketë dyshen Uzuni-Balaj. /Panoramasport/

Foto: Panorama Sport