Site icon Telegrafi

Formacioni i mundshëm i Atleticos me transferimin e Icardit

Mauro Icardi (Foto Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Atletico Madrid dëshiron që të bëjë edhe një transferim të madh para se të mbyllet afati kalimtar të hënën e javës së ardhshme.

Skuadra spanjolle po tenton ta transferojë sulmuesin e rebeluar të Interit, Mauro Icardin, pasi Nerazzurët nuk e duan më në skuadër.

El Cholchoneros janë vënë në gjurmët e sulmuesit 26-vjeçar pas deklaratës së Beppe Marottas se dëshirojnë ta shesin në këto ditët e fundit.

Interi e ka transferuar Romelu Lukakun dhe Alexis Sanchezin në këtë afat, andaj janë të gatshëm ta shesin Icardin në këtë afat që mbyllet më 2 shtator.

Argjentinasi hasi në shumë vështirësi në sezonin e kaluar, pasi nuk luajti në asnjë ndeshje për 53 ditë dhe iu mor shiriti i kapitenit.

Lexo po ashtu Marotta: Shpresojmë që ta largojmë Icardin brenda këtyre tri ditëve

Icardi po ashtu iu mor edhe numri 9 në fanellë që i kaloi sulmuesit belg, andaj Atletico është i bindur se mund ta transferojë atë.

Skuadra spanjolle do të ofrojë 70 milionë euro për transferimin e argjentinasit, për t’i lejuar kështu edhe Interit që të shpëtojë nga sulmuesi. /Telegrafi/

Formacioni i mundshëm i Atletico Madridit me Icardin në skuadër (Foto: The Sun)
Exit mobile version