Faqja e specializuar e statistikave WhoScored ka renditur një formacionin 4-4-2 dhe paraqet vetëm lojtarë nga pesë ligat më të mira të Evropës.
Jesse Joronen i Brescia fitoi një vlerësim prej 7.01 gjatë paraqitjeve të gjithë sezonit dhe gjeti vetin si befasia më e madhe e formacionit.
Përpara Joronen është dyshja e qendërmbrojtësve Virgil Van Dijk (7.32) së bashku me mbrojtësin e Burnley James Tarkowski (7.19).
Lojtari i Leicester City, Ricardo Pereira (7.50) është zgjedhja e parë e krahut të djathtë, ndërsa Alphonso Davies i Bayern Munich (7.52) zë vendin në krahun e majtë.
Ylli i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho me notë 7.64 ka zënë një vend përkrah yllit të Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, i cili ka pasur një notë mesatare 7.97 gjatë gjithë sezonit.
Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi është lojtari me notën më të lartë mestarë të sezonit në ekip me një vlerësim prej 8,71.
Lionel Messi: WhoScored European Player of the Season
2009/10 ✅
2010/11 ✅
2011/12 ✅
2012/13 ✅
2013/14 ❌
2014/15 ✅
2015/16 ✅
2016/17 ❌
2017/18 ✅
2018/19 ✅
2019/20 ✅🏆 The @FCBarcelona star lands the award for the ninth time 👏👏👏
— WhoScored.com (@WhoScored) August 5, 2020
33-vjeçari argjentinas zë vendin e tij në krahun e djathtë, ndërsa rival i tij i madh Cristiano Ronaldo (7.82) ka zënë vendin në krahun e majtë.
Vija e parë e sulmit drejtohet nga ish-sulmuesi i RB i Leipzig, Timo Werner (7.60), i cili tani ka nënshkruar për Chelsea, krahas yllit të Bayern Munichut, Robert Lewandowski (8.13). /Telegrafi/