Telegrafi

Formacioni më i mirë me lojtarët të cilët kanë luajtur me Frank Lampardin (Video)

Legjenda e Chelseat, Frank Lampard ka zgjedhur formacionin më të mirë me lojtarët që ka luajtur.

Pasi ka lënë karrierën e tij të pasur futbollistike, Lampard ka zgjedhur 11 futbollistët më të mirë.

Sigurisht shumica nga ta janë nga ish-skuadra e tij Chelsea, Rio Ferdinand është nga Kombëtarja angleze derisa dy të tjerë janë nga Manchester City.

Në portë është portieri çek Petr Cech, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Branislav Ivanovic, John Terry, Rio Ferdinand dhe Ashley Cole.

Si mesfushor defensivë është francezi Claude Makelele.

Ndërkohë tre lojtarët mbrapa sulmit janë David Silva, Steven Gerrard dhe Ashley Cole.

Në sulm janë dy sulmuesit e rrezikshëm në Ligën Premier, Kun Aguero nga Manchester City dhe Didier Drogba. /Telegrafi/