Site icon Telegrafi

Formacioni më i mirë i kombinuar i finales Angli-Itali në Euro 2020 bazuar në statistika

Kombëtarja e Anglisë dhe ajo e Italisë do të luajnë mes vete në finalen e madhe të Euro 2020, e cila zhvillohet sot (e diel) nga ora 21:00.

Anglia dhe Italia janë gati për ndeshjen e jetës dhe duan ta fitojë trofeun e më të mirit në Kampionatin Evropian në takimin që zhvillohet në Wembley.

Si ekipi i Gareth Southgate, ashtu edhe ai i Roberto Mancinit kanë bindur shumë në këtë Euro 2020 dhe kanë arritur me meritë në finalen e madhe.

Lexo po ashtu Angli – Itali: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i finales së Euro 2020

Por, kush ishin lojtarët më të mirë te Anglia dhe Italia deri më tani?

Faqja e specializuar e statistikave Whoscore, ka përpiluar një formacion të kombinuar me lojtarët më të vlerësuar të dy kombëtareve, të cilët kanë katër e më shumë ndeshje.

Tre Luanët janë më të shumtë në numër, pasi gjenden gjashtë lojtarë në formacion, kundrejt pesë të Italisë.

Lexo po ashtu Neuer, Jota, Rudiger: Formacioni i të dështuarve në Euro 2020 bazuar në statistika

Lojtari më notën më të lartë mesatare deri më tani në këtë formacion është Harry Maguire (7.76), ndërsa pas tij vjen Marco Verratti (7.68).

Më poshtë keni formacionin më të mirë të kombinuar bazuar në statistika:

/Telegrafi/  


Exit mobile version