Telegrafi

Formacioni më i mirë i kombinuar i El Clasicos në shekullin XXI – Dominohet nga Barcelona dhe mungojnë yje si Zidane, Iniesta e Ramos

Portali i njohur sportiv Goal.com ka përpiluar një formacion që mendon se është më i miri i shekullit XXI në El Clasico.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit, e njohur ndryshe si El Clasico është më e madhja në futbollin spanjoll, ndoshta edhe më e madhja në botë.

El Clasicot gjithmonë kanë sjell ndeshje të mëdha, me emocione dhe gola, por në shekullin XXI, rivaliteti ka prekur majat.

Lexo po ashtu Barcelona – Real Madrid, formacionet më të shtrenjta të të gjitha kohërave që luajtën në radhët e këtyre klubeve

Në këtë shekull për këto dy skuadra kanë luajtur lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe dominuesit e çmimeve individuale si Topi i Artë.

Ronaldo dhe Messi gjenden të dy në formacionin e kombinuar të shekullit XXI (Getty Images)

Por, kush janë lojtarët më të mirë që kanë luajtur në El Clasico për këto dy skuadra në El Clasico gjatë këtij shekulli?

Portali i njohur sportiv Goal.com ka përpiluar një formacion që mendon se është më i miri i shekullit XXI në El Clasico.

Lexo po ashtu Pas 11 vitesh vjen El Clasico i parë pa Messin dhe Ronaldon - Këto ishin formacionet e vitit 2007, pa dy yjet e mëdha botërore

Ky formacion dominohet nga futbollistët e Barcelonës, të cilët janë shtatë në numër, për dallim nga Real Madridi që ka katër futbollistë.

Deri te ky formacion i kombinuar portali ka ardhur pasi Barcelona ka fituar gjatë këtyre viteve nëntë tituj të La Ligas, për dallim nga Reali që ka fituar gjashtë.

Lexo po ashtu Benzema apo Suarez, Busquets apo Casemiro? Barcelona-Real Madrid, formacioni më i mirë i kombinuar

Në këtë formacion të kombinuar ka edhe befasi të mëdha pasi mungojnë legjenda si Zinedine Zidane, Andres Iniesta, Sergio Ramos, por edhe Raul Gonzalez.

Lexo po ashtu KUIZ: Testoni njohuritë tuaja në dhjetë pyetjet rreth El Clasicos

Ndeshja e radhës El Clasico është nesër (e diel) me fillim nga ora 16:15 në Camp Nou dhe i takon javës së 10-të të La Ligas.

Më poshtë Telegrafi ua sjell formacionin më të mirë të kombinuar të El Clasicos:

/Telegrafi/