Superliga e Kosovës e ka mbyll stinorin vjeshtor, ku janë zhvilluar 17 ndeshje, ndërsa Prishtina e ka mbyllur si lider.
Në vendin e dytë ka përfunduar Feronikeli, ndërsa i treti është Llapi që ka katër pikë më pak.
Java e XVII sjelli të gjitha fitore të vendasve, duke spikatur fitorja e Prishtinës ndaj Dritës.
Në anën tjetër Feronikeli ka mposhtur Flamurtarin me rezultat 2-0.
Llapi ka mbajtur hapin me kreun duke e mposhtur Lirinë, ndërsa Gjilani ka fituar ndaj Ferizajt.
Drenica ishte më e mirë se KEK-u, ndërsa Trepça ’89 e ka mposhtur Ballkanin.
Telegrafi Sport i ka zgjedhur më të mirët e javës së XVII.
Portier
Më meritori që Llapi i fitoi tre pikë ishte Afrim Ademi. Ai bëri pritje spektakolare në ndeshje me Lirinë.
Pritja e tij ndaj Liridon Fetahajt në minutën e 80-të ishte dëshmi për formën e tij të mirë që po kalon.
Mbrojtja
Prishtina ia dha dy gjysmëraste Dritës dhe për këtë më meritor ishin Armend Thaqi në të djathtë e Armend Dallku në qendër.
Elton Basriu i 89-shit tregoi formë të lartë ndaj Ballkanit, ndërsa në të majtë është vendosur Yll Hoxha që shënoi super gol.
Mesfusha
Hamdi Namani shënoi golin e fitores për Llapin, ndërsa me të është Muharrem Jashari i 89-shit që tregoi formë të mirë dhe mbizotëroi në mesfushë.
Më të avancuar janë Vilfor Hysa i Gjilanit që nxori penallti dhe asistoi dy herë për lojtarët që nuk shënuan.
Meriton Korenica shënoi gol të bukur ndaj Dritës për ta merituar një vend në formacion.
I fundit, por jo nga rëndësia është Astrit Fazliu, që asistoi në të dy golat e Feronikelit.
Sulmi
I vetëm në sulm është Armend Abazi. Ai shënoi dy herë ndaj një mbrojtje të dobët si KEK-ut, por golat ishin të bukur.
Është i vetmi që shënoi dy herë në këtë javë. /Telegrafi/