Telegrafi

Formacioni më i mirë i fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, mungon Messi dhe Ronaldo

Në Nyon të Zvicrës sot hidhet shorti për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Skuadrat më të mira evropiane kanë siguruar fazën e 1/16 së finales, ndërsa faza e grupeve ka dhuruar shumë spektakël.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka publikuar edhe formacionin më të mirë të fazës së grupeve.

Dy futbollistët më të mirë në kohën e sotme, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë mbetur jashtë kësaj 11she.

Ky formacion është bazuar në pikët që kanë marrë futbollistët nga tifozët.

PSG ka numrin më të madh të lojtarëve tre në këtë formacion me Keylor Navas në portë, Juan Bernat në mbrojtje dhe Kylian Mbappe në sulm.

Ajax që nuk ka arritur t’i kalojë grupet ka dy futbollistë në formacion, ndërsa Liverpool, Tottenham, Dortmund, Manchester City, Reb Bull Salzburg e Bayern Munich kanë nga një futbollist tjetër në formacionin më të mirë. /Telegrafi/