Portali më i madh në vend, Telegrafi.com ka zgjedhur “GOLD HARVEST FORMACIONIN” i vlefshëm për fazën e grupeve të Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.
Të mërkurën mbrëma ka përfunduar me sukses faza e grupeve në Euro 2024, ku tashmë dihen 16-të ekipet që kaluan tutje dhe çiftet e fazës së 1/8-tës.
Megjithatë, ka pasur disa futbollistë, të cilët kanë dhuruar paraqitje brilante, duke ndihmuar ekipin e tyre me gola, asistime, por edhe paraqitje të mira individuale në portë dhe mbrojtje.
Telegrafi edhe kësaj radhe sikurse në çdo Kampionat Evropian dhe Botëror ka vazhduar me zgjedhjen e formacionin më të mirë, duke filluar nga ndeshjet e xhiros së parë, dytë e tretë.
Tani radha i ka ardhur edhe formacionit më të mirë të fazës së grupeve, ku Spanja, si e vetmja me 9 pikë, ka më së shumti lojtarë të përfshirë.
Dani Carvajal, Marc Cucurella dhe Fabian Ruiz gjenden nga Spanja në formacion, ndërsa pas tyre vjen Gjeorgjia me dy futbollistë: Giorgi Mamarashvili dhe Georges Mikautadze.
Nga shtetet tjera që ‘dhanë’ nga një futbollistë për formacionin më të mirë të gazës së grupeve janë: Zvicra me Granit Xhakë, Portugalia me Pepen, Italia me Riccardo Calafiori, Austria me Marces Sabitzer, Gjermani me Jamal Musiala dhe Holanda me Coady Gakpo.
Formacioni fazës së grupeve (4-3-3): Mamardashvili (Gjeorgji); Carvajal (Spanjë), Pepe (Portugali), Calafiori (Itali), Cucurella (Spanjë); Sabitzer (Austri), Xhaka (Zvicër), Ruiz (Spanjë); Musiala (Gjermani), Mikautadze (Gjeorgji), Gakpo (Holandë);
/Telegrafi/