Telegrafi

Formacioni më i mirë apo ‘FIFPro World XI’ ka ‘rrjedhur’ gabimisht në internet – zbulohen më të mirët

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi do të jenë në formacionin më të mirë i njohur si ‘FIFPro World XI’ që mbahen në mbrëmjen gala ‘Best FIFA Football Awards’

Mbrëmja mbahet sonte nga ora 20:30 në Teatrin Scala në Milano.

Sipas Marcas, ‘FIFPro World XI’ nuk ka asnjë lojtarë të Manchester Cityt.

Aty në portë është Alisson, ndërsa mbrojtja ka dy lojtarë të Real Madridit, Sergio Ramos dhe Marcelo.

Me ta janë edhe hoalndezët Virgil van Dijk dhe Matthijs de Ligt.

Mesfusha ka emra si Luka Modric e Frenkie de Jong.

Sulmi ka emra si Ronaldo e Messi, që bashkohen me Eden Hazard dhe Kylian Mbappe. /Telegrafi/