Site icon Telegrafi

Formacioni me lojtarët më të shtrenjtë në Serie A – Nga Donnarumma te Koulibaly, Ronaldo e Icardi

Dyshja e Juventusit, Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala janë dy lojtarët më të vlefshëm në kampionatin italian, Serie A.

Faqja e specializuar e transferimeve Transfermarkt ka publikuar vlerat e futbollistëve në kampionatin italian.

Përveç kësaj, është publikuar edhe një formacion me futbollistët më të vlefshëm në secilën pozitë.

Lexo po ashtu Dhjetë trajnerët më të paguar në Serie A – pagat sipas renditjes në kampionat

Lojtarët me vlerën më të lartë në Serie A janë dyshja e Juventusit, Ronaldo dhe Dybala me nga 100 milionë euro secili.

Pas tyre vjen sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, i cili llogaritet si i treti më i vlefshëm me vlerë prej 90 milionë euro.

Me nga 75 milionë euro llogaritet vlera e yllit të Napolit, Lorenzo Insigne dhe atij të Lazios, Sergej Milinkovic-Savic, ndërsa Miralem Pjanic dhe Kalidou Koulibaly vlerësohen me nga 70 milionë.

Në repartin e mbrojtjes gjendet edhe Milan Skriniar me 60 milionë euro vlerë, Joao Cancelo që vlerësohet 55 milionë dhe Alex Sandro në 50 milionë euro.

Portieri më i vlefshëm në Serie A momentalisht është ai i Milanit, Gianluigi Donnaruma që ka vlerë 50 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version