Telegrafi

Formacioni i javës së 16-të në BKT Superligën e Kosovës

Është mbyllur edhe java e 16-të në Superligën e Kosovës ku nuk munguan ndeshjet e bukura dhe golat.

Ballkani është kthyer lider pas fitores ndaj Feronikelit me rezultat 1-0 si mysafir.

Si mysafir ka fituar edhe Prishtina e cila ka mposhtur Ulpianën me rezultat 3-0.

Llapi dhe Gjilani kanë luajtur baras pa gola në Merdar.

Si vendas kanë marr fitore Drita dhe Malisheva (2-0), duke e mposhtur Dukagjin respektivisht Drenicën (4-0).

Redaksia e Telegrafit ka zgjedhur më të mirët e javës, duke i radhitur në një formacion.

Portier

Flamur Gashi I Malishevës me pritjet e tij ishte ndër më të merituarit që skuadra  e tij mori tre pikë.

Ai kishte disa pritje fantastike ndaj sulmuesve të rrezikshëm të Drenicës.

Mbrojtja

Në të djathtë është Besnik Krasniqi që po zhvillon një sezon fantastike me Prishtinën. Ai arriti të shënojë edhe ndaj Ulpianës.

Në qendër janë mbrojtësin që luajtën kundër njëri tjetrit, Ilir Krasniqi i Llapit dhe Armend Halili I Gjilanit. Të dy bën punë të mirë në mbrojtje, duke mos lejuar që portat e tyre të rrezikohen.

Në të majtë është Ilir Blakçori. Mbrojtësi i Dritës  arriti të shënojë një herë në ndeshje me Dukagjinin, ndërsa ishte shumë aktiv në fushë.

Mesfusha

Në mesin e fushës ka zënë vend Muharrem Jashari i Dritës, i cili ka zhvilluar ndeshjen më të mirë të sezonit me këtë klub, duke asistuar dy herë.

Me të është Donart Vitija i Malishevës i cili ishte prej më të mirëve të skuadra e tij, ku madje kontribuoi edhe me një asistim.

Më i avancuar është Nazmi Gripshi, i cili në ndeshje me Feronikelin bëri lojë të mirë, ndërsa shtoi edhe një asistim.

Sulmi

Në të majtë është është Muhamet Hyseni i Malishevës që hapi ndeshjen ndaj Drenicës me golin nga pika e bardhë.

Në të djathtë është Arbnor Muja i Dritës, që shënoi dy herë në ndeshjen me Dukagjinin, duke qenë më i miri në fushë.

Ndërsa në qendër të sulmit është Leotrim Kryeziu i cili shënoi dy herë ndaj Ulpianës. Ai bëri një ndeshje shumë të mirë, duke vrapuar dhe luftuar shumë.

Trajneri i javës

Ky epitet shkon për Abdulah Ibrakovicin e Prishtinës, që mori fitoren e parë në ndeshjen e parë si mysafir.

Skuadra e tij bëri lojë shumë të mirë, duke rrezikuar disa herë portën, ndërsa shënoi tri herë.

Kjo ishte loja më e mirë e Prishtinës në këtë sezon.

Formacioni 

/Telegrafi/