Telegrafi

Formacioni i javës së 13-të në Ligën Premier (Foto)

Ishte një tjetër javë e mbushur me emocione në Ligën Premier, por që u karakterizua me fitoret e ekipeve të mëdha.

Ndeshja kryesore ishte ajo mes Chelseat dhe Tottenhamit të cilën e fituan Blutë, por fatkeqësisht asnjë lojtarë nga këto dy skuadra nuk është në formacionin e javës të përpiluar nga Goal.com.

Lexo po ashtu Ylli i Arsenalit qëndron në stadium për t’u stërvitur, e gjitha kjo pas fitores ndaj Bournemouthit (Video)

Faqja e madhe angleze portën e javës së 13-të ia ka besuar portierit të West Hamit, Darren Randolph, i cili ishte fantastik në barazimin 1-1 ndaj Manchester Unitedit.

Në këtë formacion gjendën dy lojtarë të Liverpooli, Dejan Lovren në mbrojte dhe Jordan Henderson në mesfushë, kurse sulmi është i ndërtuar nga Sergio Aguero, Fernando Llorente dhe Alexis Sanchez.

Më poshtë keni formacionin e plotë. /Telegrafi/

4-3-3