Telegrafi

Formacioni ideal i Barçës në 2018 me blerjet e janarit

Barcelona është një nga ato skuadrat që nuk ngopet me suksese dhe normalisht që e kupton që për t’i arritur ato duhet investime.

Afati i kalimtar i janarit pritet të jetë i begatë për Ernesto Valverden.

Lexo po ashtu Top 10 transferimet e 2017 dhe ato që mund të ndodhin në 2018

Skuadra e tij është në luftë për La Ligan, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve, për t’i arritur këto suksese duhet ardhje të reja.

I pari piret të vijë Philippe Coutinho nga Liverpooli në vlerë 150 milionë euro.

Por, braziliani nuk do të jetë i vetmi që do të zbarkojë në Camp Nou gjatë janarit.

Me mundësi do të vijë edhe mbrojtësi i Palmeiras, Yerry Mina, ndërsa më poshtë keni formacionin e mundshëm. /Telegrafi/