Telegrafi

Formacioni 550 milionësh i përbashkët mes Barcelonës dhe City me lojtarët e blerë (Foto)

Disa nga lojtarët më të mirë në botë do të jenë në fushë sonte (e mërkurë) në përballjen që zhvillohet në Camp Nou mes Barcelonës dhe Manchester Cityt, 

Gjithsej 39 lojtarë janë blerë nga të dy klubet në pesë vite e fundit, ku kosto e tyre është 1.06 miliardë euro, ndërsa nga ata që do të zbresin në fushë kushtojnë 551 milionë euro.

Lexo po ashtu Barcelona - Man.City: Formacionet e mundshme (Foto)

Natyrisht, anglezët akuzohen gjithmonë se blejnë shtrenjtë, por dy lojtarët më të shtrenjtë në këtë formacion janë Luis Suarez dhe Neymar.

Të dy bashkë kushtojnë 184 milionë euro, pak më shumë kushtojnë treshja e Cityt, Raheem Sterling, Kevin De Bruyne dhe John Stones. Në formacion kanë vend edhe emra si Arda Turan, Nicolas Otamendi, Fernandinho, por edhe Alex Vidal.

Lexo po ashtu Barcelona-Manchester City, pesë përballje brenda super sfidës (Foto)

Portieri është Claudio Bravo që është një biznes mes dy skuadrave i mbaruar këtë verë.

Aty nuk janë Samuel Umtiti, Jeremy Mathieu e Leroy Sane. /Telegrafi/