Manchester Unitedi është nikoqir i Aston Villas në Old Trafford për ndeshjen e raundit të tretë të Kupës FA.
Djajtë e Kuq janë favoritë për të vazhduar në rrethin e katërt të kësaj gare, megjithëse kundërshtari është nga Liga Premier dhe nuk kanë një sfidë aspak të lehtë.
Trajnerët Ralf Rangnick dhe Steven Gerrard i kanë zgjedhur formacionet që do ta nisin takimin nga fillimi.
Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea; Dalot, Lindelof, Varane, Shaw; Fred, McTominay; Greenwood, Bruno Fernandes; Cavani, Rashford.
Formacioni startues i Aston Villas: Martinez; Cash, Konsa, Mings, Targett; McGinn, Douglas Luiz, J.Ramsey; Buendia, Ings, Watkins.
Në raundin tjetër, fituesi i këtij dueli do të luajë kundër Middlesbrough që eliminoi Mansfield Town. /Telegrafi/