Telegrafi

Formacionet zyrtare: United-Liverpool, dueli i gjigantëve në Kupën FA

Manchester Unitedi dhe Liverpooli janë vënë përballë njëri-tjetrit në raundin e katërt të FA Cup.

Stadiumi Old Trafford është arena e këtij dueli, në të cilin ndeshen lideri i Ligës Premier dhe kampioni në fuqi i Anglisë.

Do të shohim një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Ole Gunnar Solskjaer dhe Jurgen Klopp, të cilët i kanë përgatitur skuadrat me të cilat do ta fillojnë takimin.

Formacioni startues i Manchester Unitedit: Henderson, Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw, McTominay, Pogba, Greenwood, Van de Beek, Rashford, Cavani.

Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson, Alexander-Arnold, R Williams, Fabinho, Robertson, Milner, Thiago, Wijnaldum, Salah, Firmino, Jones.

/Telegrafi/