Superliga turke do të jetë dëshmitare e derbit të zjarrtë të xhiros së 14-të mes Besiktasit dhe Galatasarayt.
Në stadiumi Vodafone Park të Stambollit do të takohen vendasit e Besiktasit si dhe mysafirët e Galatasarayt.
Në të kaluarën në të gjitha garat këto dy skuadra janë takuar gjithsej 344 herë, ku shihet se futbollistët e Galatas kanë dal më shumë herë kokëlartë prej derbive.
“Cim Bom Bom” ka fituar 120 ndeshje, ‘Shqiponjat e Zeza’ kanë dal triumfues në 110 takime gjersa të barabartë janë ndarë në 114 ballafaqime.
Fitoren më të thellë e kanë shënuar kuqeverdhët 9-2 (viti 1940) gjersa bardhezinjët triumfin më të thellë e kanë me rezultat 5-0 (viti 1933 dhe 1940).
Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të dyja skuadrave, ku mysafirët nuk do ta kenë ndihmën e trajnerit Fatih Terim, i cili është i suspenduar tash e disa javë nga Federata e Turqisë.
Besiktas nuk do t’i ketë në dispozcion shkaku i lëndimeve te futbollistë – Pepen, Ryan Babel dhe Enzo Roco gjersa te Galatasaray do të mungojnë shkaku i lëndimeve dhe suspendimeve shtatë lojtarë – Younes Belhanda, Emre Akbaba, Sinan Gumuş, Ryan Donk, Badou Ndiaye, Garry Rodrigues dhe Serdar Aziz.
Besiktas: Karius, Adriano, Vida, Necip, Caner, Medel, Dorukhan, Ljajic, Pektemek, Quaresma dhe Yalçın.
Galatasaray: Muslera, Mariano, Kabak, Çalık, Maicon, Nagatomo, Selçuk, Fernando, Feghouli, Onyekuru dhe Derdiyok. /Telegrafi/