Shqipëria do të luajë në shtëpi ndaj Moldavisë, ndeshjen e dytë të fazës së grupeve për kualifikimet për Euro 2024.
Pas humbjes nga Polonia si mysafir në ndeshjen e parë, Sylvinho kërkon fitore në përballjen e dytë.
Për këtë edhe ka vendosur një formacion sulmues, që nuk është parë tash e një kohë të gjatë te Shqipëria (4-2-3-1).
Thomas Strakosha do të jetë në portë, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli dhe Mario Mitaj.
Në mesfushë janë dyshja Keidi Bare dhe Ylber Ramadani, ndërsa më i avancuar është Nedim Bajrami.
Në krahë do të luajë Myrto Uzuni dhe Jasir Asani, ndërsa në krye të sulmit do të jetë Sokol Cikalleshi.
Moldavët luajnë me emra si Iosipoi, Bogaciuc dhe Platica.
Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimishit, Ismajli, Mitaj, Bare, Ramadani, Bajrami, Uzuni, Asani, Cikalleshi.
Moldavia: Celeadnic, Avram, Dros, Cojocari, Ștefan, Cojocaru, I. Jardan, Stina, Postolachi, Iosipoi, Bogaciuc, Platica
/Telegrafi/