Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Milani dhe Interi në sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Milani dhe Interi zhvillojnë Derby della Madonnina të radhës këtë sezon, këtë herë të vlefshme për Kupën e Italisë.

Rossonerët dhe Nerazzurrët vihen përballë në San Siro për sfidën e parë gjysmëfinale të Coppa Italia.

Trajnerët Stefano Pioli dhe Simone Inzaghi i kanë bërë taktikat e tyre për këtë ndeshje të rëndësishme.

Formacioni startues i Milanit: Maignan; Florenzi, Tomori, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer; Saelemaekers, Krunic, Leao; Giroud.

Banka rezervë e Milanit: Mirante, Tatarusanu; Ballo-Toure, Calabria, Gabbia, Kalulu; Bakayoko, Brahim Diaz, Messias; Lazetic, Maldini, Rebic.

Formacioni startues i Interit: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro Martinez, Dzeko.

Banka rezervë e Interit: Cordaz, Radu; D’Ambrosio, Darmian, Dimarco, Gosens; Gagliardini, Vecino, Vidal; Caicedo, Correa, Alexis Sanchez.

Ndeshja e kthimit mes rivalëve lokalë që do ta përcaktojë finalistin do të zhvillohet më 20 prill, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër janë vënë përballë Juventusi dhe Fiorentina. /Telegrafi/

Exit mobile version