Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Milan dhe Juve në derbin e javës në Serie A

Në San Siro, Milani dhe Juventusi zhvillojnë derbin e javës së 23-të në Serie A.

Rossonerët vazhdojnë të jenë të përfshirë në garën për titull, megjithëse kanë mbetur pesë pikë prapa liderit Inter dhe synojnë ta ngushtojnë këtë diferencë.

Bianconerët kanë dy pikë më pak se vendi i katërt në renditje (Atalanta) dhe ky është objektivi kryesor i tyre.

Nuk do të mungojë edhe një përballje taktikash ndërmjet strategëve Stefano Pioli dhe Massimiliano Allegri.

Formacioni startues i Milanit: Maignan; Calabria, Kalulu, Romagnoli, Theo Hernandez; Tonali, Krunic; Messias, Brahim Diaz, Leao; Ibrahimovic.

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; De Sciglio, Rugani, Chiellini, Alex Sandro; Cuadrado, Bentancur, Locatelli, McKennie; Dybala, Morata.

/Telegrafi/

Exit mobile version