Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Juventusi dhe Milani luajnë për Superkupën e Italisë

Superkupa e Italisë (Foto: Getty Images/Guliver)

Juventusi dhe Milani takohen në King Abdullah Sports City në Jeddah të Arabisë Saudite, për ta zhvilluar ndeshjen e Superkupës së Italisë.

Meqenëse Bianconerët e fituan edhe kampionatin edhe Kupën e Italisë në edicionin e kaluar, atëherë takimi zhvillohet ndërmjet Zonjë së Vjetër dhe finalistit të Kupës që ishin Rossonerët.

Zhveshtorja e Juventusit (Foto: Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A/Guliver)

Ky është edicioni i 31-të me radhë i këtij trofeu, ndërsa këto dy skuadra janë takuar tri herë në të kaluarën në këtë garë.

Juve e ka fituar përballjen e parë në vitin 2003 pas penalltive në New Jersey të SHBA-ve, derisa Milani po me penallti kishte fituar në vitin 2016 në Katar.

Zhveshtorja e Milanit (Foto: Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A/Guliver)

Bardhezinjtë e kanë fituar shtatë herë Superkupën e Italisë (1995, 1997, 2002, 2003, 2012, 2013, 2015), po aq sa kuqezinjtë (1988, 1992, 1993, 1994, 2004, 2011, 2016).

Trajnerët Massimiliano Allegri dhe Gennaro Gattuso i kanë gati skuadrat e tyre për këtë përballje.

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Douglas Costa, Dybala, Ronaldo.

Formacioni startues i Milanit: G Donnarumma; Calabria, Zapata, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Bakayoko, Paqueta; Castillejo, Cutrone, Calhanoglu.

/Telegrafi/

Exit mobile version