Telegrafi

Formacionet zyrtare: Juve dhe Inter zhvillojnë derbin e Italisë në finalen e Kupës

Në Stadio Olimpico të Romës zhvillohet finalja e Kupës së Italisë ndërmjet Juventusit dhe Interit, duel i njohur si Derby d’Italia.

Për të arritur në finale, Zonja e Vjetër eliminoi Fiorentinan, kurse zikaltrit u treguan më të fortë se rivali lokal, Milan, në gjysmëfinale.

Strategët Massimiliano Allegri dhe Simone Inzaghi i kanë caktuar taktikat dhe kanë bërë përzgjedhjen e ekipeve që do të startojnë nga fillimi.

Formacioni startues i Juventusit: Perin; Danilo, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; Cuadrado, Zakaria, Rabiot, Bernardeschi; Dybala, Vlahovic.

Formacioni startues i Interit: Handanovic; Skriniar, De Vrij, D’Ambrosio; Darmian, Barella, Brozovic, Çalhanoglu, Perisic; Lautaro Martinez, Dzeko.

Bianconerët e mbajnë rekordin me 14 trofe të Coppa Italia, kurse Nerazzurrët e kanë fituar shtatë herë. /Telegrafi/