Në Allianz Stadium në Torino, Juventusi e pret Sportingun e Lisbonës për ndeshjen e xhiros së tretë në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Në dy xhirot e para në kuadër të Grupit D, Zonja e Vjetër numëron një humbje dhe një fitore, gjegjësisht tri pikë.
Barcelona i mposhti Bianconerët në Camp Nou (3-0), ndërsa skuadra italiane fitoi ndaj Olympiacosit para tifozëve të vet (2-0).
Tri pikë në dy xhirot e para i ka arkëtuar edhe Sportingu. Ekipi portugez fitoi në udhëtim te Olympiacosi me rezultat 3-2, ndërsa pësoi nga Barcelona para tifozëve të vet me rezultat 1-0.
Dy trajnerët, Massimiliano Allegri dhe Jorge Jesus, i kanë nxjerrë në fushë lojtarët nga të cilët presin maksimumin për këtë takim.
Formacioni zyrtar i Juventusit: Buffon; Sturaro, Benatia, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Pjanic; Cuadrado, Dybala, Mandzkuic; Higuain.
Formacioni zyrtar i Sportingut: Rui Patricio, Piccini, Coates, Mathieu, Coentrao, William, Battaglia, Gelson Martins, Acuna, B. Fernandes, Bas Dost.
Ndeshja tjetër e Grupit D zhvillohet ndërmjet Barcelonës dhe Olympiacosit. /Telegrafi/