Italia dhe Shqipëria në ‘Signal Iduna Park” të Dortmundit, në ndeshjen hapëse për të dyja në Kampionatin Evropian 2024 e vlefshme për grupin B.
Në atë që përshkruhet si “grupi i vdekjes”, kuqezinjtë e Sylvinhos do të synojnë që të bëjnë befasinë duke mposhtur kampionin në fuqi të Evropës.
Sylvinho për këtë ndeshje ka vendosur të startojë me Etrit Berishën në portë, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti dhe Mario Mitaj.
Dyshja e mesfushës janë Ylber Ramadani dhe Kristjan Asllani, ndërsa më i avancuar është Nedim Bajrami.
Sulmi do të përbëhet nga treshja, Jasir Asani, Armando Broja dhe Taulant Seferi.
Në anën tjetër, Luciano Spalletti, do të luajë me emra si Federico Chiesa, Gianluca Scammacca dhe Lorenzo Pellegrini, të cilët do të mbështeten nga Davide Fratessi, Nicolo Barella dhe Jorginho.
Mbrojtja italiane përbëhet nga Giovanni Di Lorenzo dhe Federico Dimarco nga krahët, ndërsa Riccardo Calafiori dhe Alessandro Bastoni në qendër. Gianluigi Donnarumman do të jetë në portë.
Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Calafiori, Bastoni, Dimarco; Jorginho, Barella; Chiesa, Frattesi, Pellegrini; Scamacca;
Gli 1️⃣1️⃣ #Azzurri scelti dal Ct Luciano Spalletti per
🇮🇹 Italia 🆚 Albania 🇦🇱
🗓 Oggi
⏱ 21.00
🏟 BVB Stadion Dortmund – Dortmund
📺 #RaiUno e #Sky#EURO2024#Nazionale #ItaliaAlbania #VivoAzzurro pic.twitter.com/BpgphibFWn— Nazionale Italiana ⭐️⭐️⭐️⭐️ (@Azzurri) June 15, 2024
Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshit, Mitaj; Ramadani, Asllani; Asani, Bajrami, Seferi; Broja;
𝐅𝐎𝐑𝐌𝐀𝐂𝐈𝐎𝐍𝐈 🔴⚫
🆚 Itali 🇮🇹
🏆 #Euro2024
⏰ 21:00
🏟️ BVB Stadion Dortmund
📺 @RTVKlan #pokukasitioshqiperiaime #futboll #fshf #kombetarja #shqiperia #kuqezi pic.twitter.com/1FLtvHnkSu— FSHF (@FSHForg) June 15, 2024
/Telegrafi/