Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Chelsea dhe Liverpooli zhvillojnë finalen e Kupës EFL

Chelsea dhe Liverpooli janë vënë përballë njëri-tjetrit në stadiumin Wembley në finalen e Kupës EFL (të njohur edhe si Carabao Cup).

Për të arritur në këtë fazë, Blutë e eliminuan Tottenham Hotspurin, derisa Redsat u treguan më të fortë se Arsenali në gjysmëfinale.

Strategët gjermanë, Thomas Tuchel dhe Jurgen Klopp, i kanë përgatitur taktikat e tyre dhe i kanë zgjedhur formacionet me të cilat do ta fillojnë ndeshjen.

Formacioni startues i Chelseat: Mendy; Chalobah, Thiago Silva, Rudiger; Azpilicueta (C), Kante, Kovacic, Alonso; Mount Pulisic, Havertz.

Formacioni startues i Liverpoolit: Kelleher; Alexander-Arnold, Matip, van Dijk, Robertson; Fabinho, Thiago, Henderson; Diaz, Salah, Mane.

Liverpooli është fitues rekord i Kupës EFL me tetë triumfe (aq sa Manchester City), derisa Chelsea e ka fituar pesë herë. /Telegrafi/

Exit mobile version