Site icon Telegrafi

Formacionet startuese: Juve ka përballë Atalantan në çerekfinale të Kupës së Italisë

Juventusi është mysafir i Atalantas për ndeshjen çerekfinale të Kupës së Italisë që zhvillohet në Stadio Atleti Azzurri d’Italia.

Zonja e Vjetër është favorit në këtë takim, duke qenë se është lider i pakontestueshëm në Serie A.

Ndërkohë, Atalanta mban vendin e shtatë në tabelë dhe ka qenë në formë të mirë gjatë këtij sezoni.

Trajnerët Gian Piero Gasperini dhe Massimiliano Allegri i kanë publikuar njëmbëdhjetëshit startues për këtë sfidë.

Formacioni startues i Atalantas: Berisha, Toloi, Gjimshiti, Palomino, Hateboer, De Roon, Freuler, Castagne, Papu Gomez, Ilicic, Zapata.

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; De Sciglio, Rugani, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur, Khedira, Matuidi; Bernardeschi, Cristiano Ronaldo, Dybala.

Bianconerët janë kampionë në fuqi të kësaj gare, pasi në sezonin e kaluar e mposhtën Milanin në finale. /Telegrafi/

Exit mobile version