Pas pritjeve të gjatë, më në fund Liga Premier po rikthehet në aksion.
Liverpooli do ta hapë sezonin 2019/20 të ligës angleze me përballjen që zhvillohet sot (9 gusht) ndaj Norwich Cityt. Manchester City do të fillojë mbrojtjen e titullit ndaj West Ham Unitedit nesër (e shtunë).
Të shtunën sezonin do ta fillojë edhe Tottenham Hotspuri në përballjen ndaj Aston Villës që u rikthye në Ligën premier, derisa Arsenali do të ketë punë në udhëtim te Newcastle United (e diele).
Vëmendja më e madhe në xhiron e parë do të jetë te derbi në mes të Manchester United dhe Chelseat që zhvillohet në ora 17:30 në Old Trafford.
GivemeSport ka përpiluar formacionet e këtyre skuadrave se si mund të luajnë në sezonin e ri duke përfshirë këtu edhe lojtarët që janë lënduar:
Formacioni i mundshëm i Arsenalit (4-3-3)
Formacioni i mundshëm i Chelseat (4-3-3)
Formacioni i mundshëm i Liverpoolit (4-3-3)
Formacioni i mundshëm Manchester Cityt (4-3-3)
Formacioni i mundshëm i Manchester United (4-3-3)
Formacioni i mundshëm i Tottenhamit (4-2-3-1)
/Telegrafi/