Site icon Telegrafi

Formacionet e mundshme: Milan-Atalanta dhe Cagliari-Inter

Liderët e ligës, Milani mund të sigurojnë Scudetton me një fitore ndaj Atalantas sot nëse sfiduesi i vendit të dytë, Interi, nuk fiton në udhëtim kundër kandidatit për rënie, Cagliarit.

Ndeshja mes Milanit dhe Atalantës fillon në orën 18:00 me kohën tonë lokale, ndërsa ndeshja ndërmjet Cagliarit dhe Interit fillon më vonë, në orën 20:45.

Stefano Pioli ka një skuadër të shëndetshme të Milanit në dispozicion të tij për ndeshjen e tensionuar të kësaj mbrëmje pasi vetëm Simon Kjaer është i padisponueshëm për shkak të lëndimit.

Gian Piero Gasperini duhet të përballet me disa lëndime të tjera për këtë ndeshje, pasi Giuseppe Pezzella, Josip Ilicic dhe Rafael Toloi janë të gjithë të padisponueshëm për Atalantan.

Lexo po ashtu Pioli tregon se çfarë pret ndaj Atalantas

Duke parë nga Sardenja, Nahitan Nandez është përjashtuar për ndeshjen e Cagliarit kundër Interit për shkak të një problemi në kofshë. Boris Radunovic është gjithashtu i padisponueshëm për shkak të suspendimit.

Simone Inzaghi do të ndihet i përgatitur për betejën që duhet fituar me çdo kusht në Sardenjë, me vetëm Matias Vecino të lënë jashtë fushës për shkak të lëndimit.

Formacionet e mundshme

Milan – Atalanta

Milan (4-2-3-1): Maignan; Kalabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Bennacer; Messias, Kessie, Leao; Giroud.

Atalanta (3-4-1-2): Musso; Gjimshiti, Demiral, Palomino; Hateboer, de Roon, Freuler, Zappacosta; Pasalic, Koopmeiners; Muriel.

Cagliari – Inter

Cagliari (3-5-2): Cragno; Ceppitelli, Lovato, Altare; Bellanova, Marin, Grassi, Rog, Lykogiannis; Joao Pedro, Pavoletti.

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, de Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, Lautaro.

/Telegrafi/

Exit mobile version