Juventusi dhe Interi do të kenë përballjen më të madhe mes tyre ndër vite të dielën nga ora 20:45.
Bianconerët dhe Nerazzurët si rrallë herë do të paraqiten në këtë duel me skema të njëjta taktike.
Juventusi në një 4-2-3-1 të inspiruar nga Allegri e sheh Sandron në krah, me Chiellinin dhe Bonuccin që bashkohen në mbrojtje, kurse Lichtsteiner në krahun tjetër.
Khedira dhe Pjanic e përbëjnë mesfushën qëndrore, kurse në krah të majtë është Mandzukic, në mes dybala dhe në krahun e djathtë Cuadrado, kurse Higuain është sulmuesi ekstrem i vetëm.
Te Interi i vetmi ekstrem sulmues është Icardi, kurse prapa tij do të jenë Candreva, Joao Mario dhe Ivan Perisic.
Në qendër të mesfushës është në dilemë inkuadrimi i Brozovicit apo Medelit, kurse Gagliardini është i padiskutueshëm për këtë ndeshje.
D’Ambrosio pas përmirësimit të performancave do të gjendet në krahun e djathtë, kurse Murillo dhe Miranda janë të paprekshëm në qendër të mbrojtjes, e në anën e majtë Ansaldi ka shfaqur dyshime dhe Nagatomo një lojtar shumë i nënvlerësuar, por që ka çuditur në ndeshje të mëdha nuk duhet të befasohemi nëse e shohim në formacion.
Handanovic si gjithmonë, i pa prekshëm.
Formacioni i mundshëm i Juventusit: Buffon, Sandro, Chiellini, Bonucci, Lichtsteiner, Khedira, Pjanic, Mandzukic, Dybala, Cuadrado, Higuain.
Formacioni i mundshëm i Interit: Handanovic, D’Ambrosio, Murillo, Miranda, Nagatomo, Brozovic, Gagliardini, Candreva, Mario, Perisic, Icardi.