Raportohet se Milani është duke konsideruar mundësinë që të lëvizë gjatë janarit për veteranin e Sampdorias, Fabio Quagliarella.
Pasi marrëveshja e mundshme me Zlatan Ibrahimovic dështoi, Rossonerët janë në kërkim të një sulmuesi të tretë.
Italiani shikohet si një mundësi e mirë me Gonzalo Higuain dhe Patrick Cutronen, këtë e ka treguar ai edhe në këtë sezon ku ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar pesë herë.
Sipas Gazzetta dello Sport, Quagliarella tashmë është shndërruar në cak kryesor pasi edhe kontrata i skadon në fund të sezonit.
Ende nuk ka ofertë zyrtare nga klubi me bazë në Milano, por ideja është që 35-vjeçari të huazohet në janar.
Samp i ka ofruar kontratë të re ish-sulmuesit të Juventusit dhe Napolit, por deri më tani nuk kanë pasur sukses.
Në rast se Milani dështon ta transferojë, alternativa janë huazimi i Divock Origi nga Liverpooli apo i Marcus Rashford nga Manchester Unitedi. /Telegrafi/