Site icon Telegrafi

Forcat ukrainase raportojnë ndërprerje të Starlink gjatë kundërsulmit kundër Rusisë

Trupat ukrainase kanë raportuar ndërprerje të pajisjeve të tyre të komunikimit Starlink në vijën e frontit, duke penguar përpjekjet për të çliruar territorin nga forcat ruse, sipas zyrtarëve dhe ushtarëve të saj.

Mijëra terminale të Starlink, të cilat prodhohen nga kompania SpaceX e cila është në pronësi të Elon Musk, ishin dhuruar si donacion nga kompania, të blera nga qeveria e SHBA-së ose të blera nga financimi i gjerë nga donatorët për të ndihmuar trupat ukrainase që të operojnë dronët, të marrin përditësime vitale të inteligjencës dhe të komunikojnë me njëri tjetrin në zonat ku nuk ka rrjete të tjera të sigurta.

Sistemet që lidhin një antenë të vogël me një terminal 35 centimetra të lartë, gjithashtu ofrojnë internet edhe për civilët ukrainas, përcjell Telegrafi.

Disa nga ndërprerjet çuan tek një humbje “katastrofike” të komunikimit në javët e fundit, tha një zyrtar i lartë i qeverisë ukrainase i cili kishte njohuri të drejtpërdrejtë për këtë çështje.

Zonat në të cilat u raportuan ndërprerjet (të rrethuara me ngjyrë të kaltër)

Shumë nga to u raportuan pasi ushtarët depërtuan në vijën e frontit të territorit të kontrolluar nga rusët dhe disa nga to gjatë betejave të ashpra, bëri të ditur në kushte anonimiteti zyrtari ukrainas.

Këto ndërprerje ishin më të theksuara në jug afër rajoneve Kherson dhe Zaporizhzhia, por gjithashtu ndodhën edhe përgjatë linjës së frontit lindor në Kharkiv, Donetsk dhe Luhansk, deklaroi zyrtari.

Të gjitha 4 rajonet janë në fokusin e një kundërofensive intensive nga ana e ukrainasve dhe u pretenduan si territore ruse nga presidenti Vladimir Putin pas referendumeve të organizuara nga përfaqësuesit e Kremlinit. /Telegrafi/

Exit mobile version