Site icon Telegrafi

Forcat ukrainase marrin sërish nën kontroll të plotë qytetin Irpin në afërsi të Kievit

Forcat ukrainase kanë marrë sërish nën kontroll të plotë qytetin e Irpinit, që ishte “pikë e nxehtë” në luftimet që zhvilloheshin në afërsi të kryeqytetit Kiev, ka bërë të ditur kryetari i këtij qyteti.

“Kemi lajme të mira – Irpini është çliruar”, tha Oleksandr Markushyn në një video të postuar, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Ukrainasit publikojnë pamjet që tregojnë sulmet në një kolonë me automjete të blinduara ruse jashtë Kievit

“E kuptojmë se do të ketë sulme tjera në qytetin tonë, dhe do të mbrohemi me tërë forcën”, shtoi Markushyn.

Ndryshe Ukraina ka hyrë në ditën e 33-të të luftimeve të ashpra kundër ushtrisë ruse, e cila filloi pushtimin me urdhrin e presidentit rus Vladimir Putin. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version