Forbes ka zbuluar listën e 100 sportistëve më të paguar në botë, ku në top 100 nuk gjendet asnjë femër.
Në vitin 2017 tenistja amerikane Serena Williams është femra më lartë e renditur, por që në këtë listë mungon.
Në krye të listës është Floyd Mayweather me përfitime prej 242 milionë euro, duke lënë pas shumë atletë në listë.
Ai është paguar 85 milionë euro për meçin me Conor McGregor në Las Vegas.
Nga futbolli me më së shumti përfitime janë Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, me Messin që gjendet më lartë për 2.24 milionë funte.
Messi fitoi 82.84 milionë funte (94.56 milionë euro), ndërsa fituesi i ‘Topit të Artë’, vjen me 80.6 milionë funte (91 milionë euro).
Sportisti më i paguar britanik është Lewis Hamilton.
Ai ka lënë pas boksierin sensacional Anthony Joshuan, i cili është i 25-ti në listë. /Telegrafi/
TOP-10