Telegrafi

Forbes: Dhjetë aktorët më të paguar gjatë vitit 2020

(Foto: Forbes)

Aktorë të ndryshëm ndërkombëtarë, gjatë karrierës kanë arritur të mbërrijnë milionat e tyre.

Njëri prej tyre është edhe Adam Sandler, që në vitin 1998 me pjesëmarrjen e tij në “Saturday Night Live”, i kishte siguruar të hyra rreth 240 milionë dollarë filmit, shkruan Forbes.

Por, gjatë vitit të kaluar, përmes filmit “Uncut Gems”, ai arriti të grumbullojë vetëm pesë milionë dollarë, prej 51 milionëve sa kishte fituar filmi.

Adam Sandler (Foto: Tommaso Boddi/Getty Images/Guliver)

Por versionet e përfitimeve të mëhershme nuk kanë rëndësi tashmë, as edhe vendi i tij i nëntë në listën e aktorëve më të paguar.

Cili është sekreti? Netlix. Platforma e ka paguar këtë vit aktorin me rreth 31 milionë dollarë, 75 për qind më shumë sa kishte bërë gjatë vitit.

Jackie Chan (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Derisa një pjesë tjetër nuk morën asgjë nga kjo platformë, nuk do të thotë që nuk kanë pasur benefite të tjera.

Lista prej 10 aktorëve më të paguar është e kombinuar me shumat e mbi gjysmë milionë dollarëve, më shumë se çereku që  paguan Netflix.

Dwayne Johnson (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Dwayne Johnson kryeson në listë me vlerë prej 87.5 milionë dollarë, një pjesë të cilën e mori nga pjesëmarrja e tij në filmin “Red Notice”.

85 milionë dollarë, Netflix i ka shpërndarë edhe për aktorët Ryan Rynolds, Mark Wahlberg, Ben Affleck dhe Vin Disel.

Përndryshe, Forbes ka sjellë listën me 10 aktorët më të paguar gjatë këtij viti, nga të gjitha platformat e pjesëmarrjet në filma.

 1. Dwayne Johnson

 2. Ryan Rynolds

 3. Mark Wahlberg

   4. Ben Affleck

   5. Vin Diesel

   6. Akshay Kumar

   7. Lin-Manuel Miranda

   8. Will Smith

 9. Adam Sandler

 10. Jackie Chan

/Telegrafi/