Site icon Telegrafi

Football Leaks zbulon marrëveshjen e dyshimtë të Interit dhe Bayernit për Shaqirin

Xherdan Shaqiri (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Football Leaks ka zbuluar se Interi ka kaluar rregullat financiare të Fair Play-it duke nënshkruar zyrtarisht me Xherdan Shaqiri nga Bayern Munich në huazim në 2015.

Dokumentet u shfaqën në faqen zvicerane Tagesanzeiger.ch dhe gazetën gjermane Der Spiegel dhe janë pjesë e hetimit shumë-kombëtar të email-ave të hakuar të klubeve të ndryshme.

Në janar të vitit 2015, Interi po monitorohej me kujdes nga UEFA për statusin e tyre financiar të Fair Play dhe kështu ata nuk mundeshin të blejnë një lojtar për 15 milion euro në mes të sezonit, por arritën ta marrin Shaqirin falë një mashtrimi administrativ.

Lexo po ashtu Football Leaks: Superliga Evropiane do të bëhet, 11 ekip themeluese, pesë mysafire, fillon në 2021

Zyrtarisht, Interi nënshkroi me Shaqirin për një huazim falas nga Bayerni me opsion blerje në fund të sezonit, i cili do të bëhej i detyrueshëm nëse kushtet e caktuara do të përmbusheshin.

Shaqiri duke festuar një gol me fanellën e Interit (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Kjo tashmë ishte e njohur, por dokumentet e Football Leaks tregojnë se ‘kushtet’ ishin në të vërtetë të pashmangshme.

Klauzolat deklaruan se Interi duhej të paguante 15 milionë euro te Bayern Munichu nëse Shaqiri luan nga 1 korriku deri më 31 dhjetor 2015 në një ndeshje miqësore ose zyrtare.

Shaqiri dhe Mancini (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Një klauzolë tjetër, Interi do të duhej të paguante 15 milionë euro edhe nëse Shaqiri nuk shfaqet në një ndeshje të vetme për shkak të lëndimit apo pezullimit.

Lexo po ashtu Football Leaks: PSG dhe Manchester City fshehën shkeljet e FFP me ndihmën e UEFA-s

Në rast se ato nuk ishin të mjaftueshme, një klauzolë e tretë detyroi Interin të blinte Shaqirin nëse deri më 31 dhjetor ekipi do të ishte mbi pozitën e 17-të të tabelës së Serie A – me fjalë të tjera, jashtë zonës së rënies.

Në verën e vitit 2015 Inter papritmas nuk ka më besim tek Shaqiri, por e gjejnë veten në grep për 15 milionë eurot që duhej t’ia pagunin Bayernit dhe në këtë situatë, raportohet se ata u rreshtuan për një shitje të shpejtë dhe arritën ta dërgonin në Stoke City për 14.5 milionë euro më 11 gusht. /Telegrafi/

Exit mobile version