Telegrafi

Florenzi pëlqehet nga tri klube italiane

Alessandro Florenzi (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi i krahut i Romës, Alessandro Florenzi mund të bashkohet me një klub tjetër të Serie A, pasi pëlqehet nga Atalanta, Juventusi dhe Cagliari.

Reprezentuesi i Italisë u kthye te Roma pasi u transferua te Valencia si huazim në janar, megjithëse ai mezi luajti për shkak të lëndimit dhe bllokimit nga coronavirusi.

Ai duket i etur për të qëndruar në Serie A, por ende nuk është pjesë e planeve të trajnerit Paulo Fonseca në Stadio Olimpico.

Lexo po ashtu Roma dhe Juventus pritet të bëjnë disa shkëmbime interesante gjatë verës

Megjithatë, italiani pëlqehet shumë nga klubet tjera të Serie A.

Cagliari u përmend si opsion, pasi ai do të ribashkohej me trajnerin e tij të vjetër të Romës, Eusebio Di Francesco, dhe ndoshta edhe belgun Radja Nainggolan.

Sipas faqes Il Romanista, Juventusi janë gjithashtu një opsion intrigues dhe një marrëveshje mund të bëhet për 12-15 milionë euro.

Atalanta po shfaqen gjithashtu si kandidatë për Florenzin, pasi ai do t’iu përshtatet formacionit të tyre 3-4-1-2 duke luajtur në krahun e djathtë. /Telegrafi/