Agjenti Jorge Antun ka konfirmuar se klienti i tij Paulo Dybala ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, duke hedhur poshtë zërat se ai do të shkojë te Inter.
Sulmuesi argjentinas, tani 28-vjeçar do të largohet nga Juventusi si transferim i lirë në fund të këtij sezoni, duke i dhënë fund lidhjes shtatëvjeçare me klubin.
Mediat italiane sot shkruanin se 10-shi i Juventusit do të kalojë te rivalët e Bianconerëve, Interi, por asgjë nuk duket konkrete për momentin.
Gazetari Romeo Agresti, shkruan se agjenti Antun konfirmoi se Dybala nuk ka rënë dakord për asnjë marrëveshje në këtë fazë.
“Lojtari është i fokusuar ekskluzivisht në fundin e sezonit, ligën dhe finalen e Kupës së Italisë. Asnjë marrëveshje nuk është arritur me asnjë ekip në Itali apo jashtë saj për momentin”, ka shkuar gazetari.
Nota ufficiale di Jorge #Antun, l’agente di Paulo #Dybala: “Il giocatore è concentrato esclusivamente sul finale di stagione, sul campionato e sulla finale di Coppa Italia. Nessun accordo è stato raggiunto con alcuna squadra in Italia e all’estero in questo momento” 🇦🇷⚠️
— Romeo Agresti (@romeoagresti) May 4, 2022
Dybala ka pasur shumë mungesa këtë sezon te Juventusi në drejtimin e Massimiliano Allegrit për shkak të lëndimeve të ndryshme.
Ai ka shënuar 14 gola dhe duke dhënë gjashtë asistime në 35 paraqitje në të gjitha garat.
Duke marrë parasysh rivalitetin mes Juventusit dhe Interit, shumë tifozë të Bianconerëve do të ishin të pakënaqur nëse Dybala do të bashkoje me Nerazzurrët. /Telegrafi/