Site icon Telegrafi

Flick dhe Deco nervozohen pasi Barcelona pranoi ofertën për shitjen e një lojtari të rëndësishëm

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick dhe drejtori sportiv, Deco, nuk janë aspak të kënaqur me veprimin e fundit të drejtuesve të klubit katalunas për shitjen e njërit prej talentëve më të mëdhenj.

Rennes thuhet se po mbyll një marrëveshje për mbrojtësin e Barcelonës, Mika Faye, i cili ishte subjekt i interesit nga e gjithë Evropa këtë verë.

Sipas gazetës Marca, Rennes do të paguajë 11 milionë euro për Faye dhe Barcelona ka pranuar një ofertë, por me mbajtjen e 25% të kartonit për shitjen e ardhshme.

Lexo po ashtu Barcelona pajtohet me shitjen e Mikayil Faye, zbulohet tarifa e transferimit dhe klauzola kryesore

Si trajneri Flick ashtu edhe drejtori sportiv Deco kanë pasur dyshimet e tyre për transferimin pasi e konsiderojnë Fayen një lojtar me një projeksion të mirë të së ardhmes.

Megjithatë, funksionimi ekonomik ishte i rëndësishëm dhe klubi është në një moment që ka nevojë urgjente për të ardhura.

Për më tepër, ata e kanë pozicionin e qendrës së mbrojtjes të mbuluar shumë mirë për momentin, duke marrë këtë vendim. /Telegrafi/

Exit mobile version